MENU
klinika

Meteorologu: Më e keqja s’ka ardhur ende

Stuhia “Athina” do të godasë zonat e prekura nga zjarret

12.10.2021 - 09:04

Prej dy ditësh Greqia është nën pushtetin e stuhisë “Athina” e cila po tregon “dhëmbët” e saj në Atikë. Autoritetet kanë paralajmëruar se faza e parë e saj, do të zgjasë edhe për 24 orët e ardhshme.

Karakteristikat e kësaj stuhie janë shirat e dendur dhe veçanërisht stuhitë që kanë gjasa të shkaktojnë përmbytje.

Sipas meteorologut Giannis Kallianos reshjet e shiut do të prekin kryesisht zonat e prekura nga zjarret në Gusht në Atikë dhe Evia. Kjo e fundit ka pësuar përmbytje në disa zona dhe banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“E gjithë java do të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm në pjesën më të madhe të vendit. Sidoqoftë ditët më të vështira do të jetë e marta, e enjta dhe premtja faza e dytë e stuhisë.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë reshje shiu, stuhi dhe breshër në disa zona”, shprehet meteorologu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN