MENU
klinika

Nga Prof. Ass. Dr. Iljas Mehmeti

Të përfitojmë nga kriza pas Covidit, jo të çorientohemi!

27.10.2021 - 11:07

Kriza pas Covidit pritej, kështu ka ndodhur historikish!

Ekonomia është shkencë ! Në kapitalizëm rregullator është tregut që prej 215 vjetësh, ku kërkesa – oferta orjenton prodhimin, investimet,shpëndarjen e të ardhurave,për rrjedhojë edhe ekuijlibrin e konsumit, qoftë prodhues dhe individual të popullatës.

Për fat të keq, vëndi ynë nuk ka kaluar fazat e kapitalizmit,për rrjedhojë për shumë kohë, në Makro dhe Mikro veprimet, qëndrimet,analizat dhe strategjitë janë bërë sipas inetersave të individëve vendimarrës qeverisës të kohës.Duke filluar nga viti 1920 deri sot,ekonomia është zhvilluar e pa lidhura me historinë e zhvillimit ekonomik të kapitalizmit, të atyre vënde që ne sot duam të shkojmë, por derën ende e gjejme të “mbyllur”,pasi historia ekonomik e zhvillimit tonë është shtrëmbëruar.

Për ekonominë si shkencë, në vëndin tonë ka shumë për thënë edhe pse ende ka shumë intelektual dhe profesionist, të ekonomisë, të teknikës, të teknologjisë,të industrisë e bujqësisë,në çdo sektori, që njohim mirë opsione e zhvillimit, ku gjërat në ekuilibrin e tregut për ekonominë vëndit të bëhen ashtu si i ka bërë dhe po i bën bota e zhvilluar. Për fat të keq ka heshtje !

Ne si popull, po nuk pranuam ndryshimin, jemi të destinuar të vonojmë zgjidhjet që çojnë në një jetë më të mirë si shqiptarë. Këto ditë doli Kryeministri e tha:” një krizë e madhe po ç’faqet në horizont në botë”. Mendoj që bëri mirë dhe e tha në kohë popullit të vet, që sejcili të jetë i përgjegjëshëm për efektet e krizës,se çfaqur fillimisht në çmimin e drithrave,të energjisë, të gazit,etj, që sipas ligjësive ekonomike do shtrihet pothuaj mbi çdo produkt dhe lëndë të parë. Kjo krizë do ndikojë në tërë degët e sektorët e ekonomisë dhe shumë shpejt edhe në treguesit finaciar dhe buxhetor,të biznesit, sidomos privat, por më derjtëperdrejtë në familjet e deri në menaxhimin e vëndit.

Krizën duhet ta përballojnë të gjithë!
Pse duhet të trëmbemi nga ky realitet! Ky është kapitalizmi,rend ekonomik më i miri, por krizat i ka bashkëshoqëruese. Shoqëritë e kulturuara merren dhe riformatojnë në strukturë dhe në mentalitet gjërat, që kriza jo vetëm të kalojnë pa ndjesi të mëdha,por të çojnë shoqërinë në një ekujliber më të lartë në mirqënjen e popullit. Ndryshe krizat nuk zgjidhen, nuk ka fuqi askush ta ndalojë, se tregu është i hapur dhe i lirë, brënda e jashtë vëndit. Jemi në kohën e globalizmit! Përvoja botërore ka treguar,që rregullimet në rishpëndarje, qoftë të përkohshme ose të pjesëshme nuk zgjidhin asgjë në kohë krize !

Pas fjalës së Kryeministrit, filluan shqetësime normale, të dalin probleme për zgjidhjes. Menjëherë, dikush rriti çmimin e bukës, dikush atë të gazit dhe naftës, dikush në ndryshim të emërtimit e çoj çmimin atje ku donte. Reaguan njerëzit me të drejtë,sidomos shtresat me nivel page më të ulët, veçanërisht pensionistet dhe shtresat në nevojë.
Nga ana tjetër, po çfaqen mendime e propozime që kriza duhet të zgjidhet duke operuar me ulje TVSH, të Tatim-Taksa ,me sunvecione,me mbrojte të një shtrese të popullsisë, etj pa fund! Keto masa gabim nuk janë,por problemin nuk e zgjidhin,se pasojat e krizës, çfardo që të bëhet do shkarkojë në një vënd. Dhe vëndi i shkarkimit nuk është vetëm tek biznes ,qoftë ai vip, i madh ose i vogël, se së fundi do përfundojë te konsumatori, për rrjedhojë populli do varfërohet e do konsumojë më pak. Rrugë kjo që do sjelle rënjen e të ardhurave individale, shoqëruar me ulje të kërkesave për prodhim, rënje e konsumit, do nxjerrë njerëz më shumë pa punë dhe do t’i “lidhë duar” shtetit, do ulen të ardhurat buxhetore.

Kriza nuk zgjidhet me rënje konsumi!
Bota që nga 1933 e deri më sot ka kaluar mbi 10 kriza,disa të mëdha si kjo e kohës tanishme,por edhe më të mëdha. Le të veprojmë siç veprojnë vëndet e zhvilluara,duke ecur më konceptin që paga të mos bëhet pengesë e të thellojë krizën,por të refektojë përqindejn e efektit të krizës,që njerëzit të mos u ulet konsumi.
Pytja është: Ku do gjënden lekët që të rriten pagat! Po mirë,ku u gjetën lekët që në vitin 1991, paga ishin mesatarisht 500 leke në muaj dhe sot pas tridhjet vitesh mesatarisht janë 60.000 lekë në muaj ! Ku i ka gjetur lekët bota, që i ka rritur dhe po i rrit pagat,aqë sa nga këto “të shkreta“ paga e boshatisën Shqipërine, jo vetëm nga puntorët e fshatarët, por dhe intelektualët e specialistet! Ku! Ku !

Ekonomia e tregut është vetërregulluese. Levat ekonimike,iniciativa e lire ,roli menaxhues i shtetit, të rejat e shkencës, sistemet tatim-taksat ,tarifat doganore,mekanizmat financiar, inflacioni,janë ato që duhet te orjentojnë çfryrjen e rritjes së shpenzimeve nga efekti i rritjes së çmimeve . Masa që duhen marrë nga kushdo, ku sejcili gjëjë veten në ekujlibrin e ri të tregut me rezultat pozitiv edhe në kushtet e rritjes së shpenzimeve.Kush nuk e menaxhon, nuk di, nuk do dhe nuk drejtohet tek inovacioni, patjetër ka fund jo të mirë, por dikush e zëvëndëson sipas ligjeve të konkurencës.Kjo diferencë përbën progresin dhe zgjidhjen, duke çuar produktivitetin në nivel më të lartë.

-Kriza e tanishme nuk zgjidhet me mbrojtjen të shtresave në nevojë,por më rritje të parasë në qarkullim,duke bërë që niveli i shpenzimeve të jetë në një trajetore më të lartë, ku përgjegjësinë duhet ta mbajë sejcili, se është faktor i jashtëm është themeli i kapitalizmit konkurenca,që ka bashkëshoqëruese krizat!

Ne si vënd, popull jo e jo,biznesi po ashtu, qoftë edhe qeveria nuk ndalojmë dot asnjë rritje çmimi në tregun ndërkombëtar ! Nëse ne, vazhdojmë të ekspozohemi më shumë ndaj tregjeve pa prodhim vëndas, do zhytemi më shumë në të arthmen! Zgjidhja e vetme është të bëjmë të interesuar biznesit që të prodhojë me fitim, se është ai që duhet përballojë edhe shpenzimet e rritjes të krizës dhe të pagave, duke qënë më aktive në punët më efiçente .

Analiza fillon nga kostoja. Sa Lekë ose Euro i rritet vëndit nga rritja e çmimeve në lëndët e para,energjisë, naftës.etj ! Sa përqind ato zënë në volumin e prodhimit të përgjithëshëm të vëndit në vit! Si shpërndahet efekti i rritjes së çmimeve direkt dhe indirekt në çdo podukt! Njohja e kësaj situate është çelesi i të drejtës të rritje së çmimit nga kushdo. Jashtë kësaj fillon abuzimi me çmimin në kurriz të konsumatorëve dhe të shtetit.Për fat të keq në vëndin tim kjo ka ndodhur! Duam kapitalizëm pa i zbatuar rregullat e ligjet e tij! Menaxhimi i saktë në të drejtën e biznesit, lejon rritje çmimet vetëm në masa e infuencës çmimeve që solli kriza, në totalin e shpenzimeve ose për njësi. Jashtë kësaj ligjësie çdo gjë është abuzim! Këtu ka rol të jashtëzakonshëm shteti! Aqë më tepër që tani me informatikë, kjo gjë bëhet shpejt dhe shumë saktë. Por do njerëz më kulurë zbatuesë Mikro ! Këtu gjëndet edhe një pjesë e madhe parave që duhen për rritjen e pensioneve dhe pagave për njerëzit në nevojë,duke çuar në normalitet shtrëmbërimet e bërë këto 30 vjet.

Efektet e çmimeve duhet ta ndjenë të gjithë njerëzit në vënd. Por fillimisht duhet të mbulohet efekti i tyre në shtresat në nevojë dhe pensionistët që këto të mos e ndjene krizës dukshëm të vetmit pasi, çdo rrugë mbrojtje me sunvecion është e përkohëshme, se vlera e shtesë së çmimit në biznes ku shkarkohet gjoja efekti i krizës, do u bjerë përsëri shpejt në kurris indirekt konsumatorëve më rëndë !

Krizën e Covidit, pasojat e tërmetit, qeveria e Zoti Rama për mua i përballoj. Në vënd u futën më shumë të ardhura,u rrit sasia e monedhës , hyrje kapitale të reja,disa edhe me pak kredi, kaluan situatën kritike. Njëkohësisht degë, si ndërtimit, etj, sollën më shumë të ardhura dhe mundësi frymarrje. Edhe tani me krizën e çmimerve, duhet që të riaktivizohen rezerva që ka kudo në proceset e biznesit,për të çuar në ulej te shpenzimeve, duke vepruar me një menaxhim sa më efektiv të çdo gjëjë. Bizesi kështu mbulon pagat për punonjësit e vetë, që për fat janë aktivitetet që zënë gati 85 % të prodhimit përgjithshëm bruto.Pjesa tjetër e pensionistëve dhe njerezve në nevojë edhe pse janë në numër absolut të lartë,efetet nga rritja e pensioneve dhe ndihmave janë të përballushme.Krahass tyre levat ekonomike, inflacioni, vlera e monedhës, operacionet financiare, gjejnë rrugë e mundësi, që rritja e shpenzimeve në tërësi si vënd, sjell rritjen e konsumin.Ky korelacion buxhetit i jep më shumë të ardhura dhe bën njerëzit më të kënaqur, dhe ul problemet sociale.

Rritja e vlerës së punës, do ndikojë pozitivisht në ekonomin e vëndit !
Si vënd me rroga të ulta,që puna të bëhet tërheqëse, kërkon reformim të sistemit pagave.Me ketë temë e fituan tre Amerikanët Çmimin Nobël në 2021.Mendoj se ka ardhur koha të veprohet,nuk është dëshirë,as fantazi, por ne sikur 20 % të bëjmë në kët fushë,siç ka bërë ee bën bota e qytetëruar, do ketë efekete të dyfishta pozitive .Veç të tjerësh do përmirësojë edhe vlerën e treguesve Makro në raport me të tjerët.Një konsum më i madh,me një nivel çmimesh më të larta i sjell biznesit dhe invesitorëve më shmë fitime,rrit interesin për investime në çdo degë,konsumin e nxit.Ky mekanizëm kërkon rregullim dhe kjo fillon nga rivlerësimi i punës.

Brezi i sotëm duhet të mësohet me efketet që vijn nga strukturat e marrëdhënieve tregtare globale. Eshtë kërkesë normale për çdo rast, të mos i preket niveli jetësor ose sindikalsit (që për fat të keq mungon) jo me mekanizma mbojtës, por ti rritet paga bruto .Nga ana tjeter shoqëria të ketë produktivitet dhe njerëzit të zgjedhin midis kursimeve dhe shpenzimeve, duke u marrë më shumë përgjegjësi ndaj vetes, se sa të merren me politikë ose komentojnë intepretimin e gjërave nga njerëz jo specialistë. Njerëzit i shëron mjeku, ndërsa ekonominë e shëron shkenca ekonomike. Ndaj duhen bërë ato gjëra që bën bota, ku pas çdo krize, të dalim më të fortë dhe fortësia është më shumë mundësi hyrjesh në xhepat e njerëzve, më shumë para, që të rritet konsumi dhe jo të varfërohen njerëzit edhe në kushtet e rritjes së inflacionit,të cilin para viteve ’90 nuk e llogarisnim, por as këto 30 vitete e fundit nuk ka zënë forcën e tij në zhvillimin ekonomik, duke u gërshetuar me tërë mekanizmat finaciar,.

Shpesoj të mos “mbytemi si vend nga kjo krizë”, se jemi vend në zhvillim dhe i vogël, duhet t’i kthejmë gjërat në favorin e në interesit të popullit! Sot vlerësoj, se vendi kërkon disa qindra milionë euro si vjetore rritje shpenzimesh, nga rritja e çmimeve në botë. Prognozat tregojnë, që do të duhen shumë, shumë më tepër shpenzime plus nesër, përsëri nuk duhet të shqetësohemi se ekonomia kapitaliste është vetërregulluse.

Nëse bën gjërat siç i kërkon ekomia e tregut, duhet të jemi optimistë. Ndaj njerëzit të mbështesin progresin, të jenë realistë, do mësohen me krizën se ne në kriza kemi qenë, por kjo krizë për popullin tonë nuk është me e rëndë, se dhjetori i viti 1991, ku vendi kishte vetëm 6 ditë bukë! Në ato vite ekonomia ishte plotësisht e çorientuar dhe jo efektive. Ndaj sot të merret pjesë në rrugët e zgjidhjes krizës, me rritjen direkt të konsumit, pensione, etj., se kështu të gjithë dalin të fituar. Këtë ka treguar kapitalizmi: Punë, Përgjegjësi, Kualifikim, Shpëblim, Çmime më të larta, Fitime më të larta. Paga më të larta dhe Mirëqenie në rritje e jo Varfëri !

Tiranë, 25 Tetor 2021 Prof. Ass. Dr. Iljas Mehmeti
Ish-Ministër, Qeveria Teknike, Pedagog në Wisdom