MENU
klinika

Ja çfarë deklaron policia

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24-vjeçari

09.10.2021 - 09:18

Të shtëna me armë në fshatin Mushan të Shkodrës, Njësia Administrative Dajç, teksa raportohet për një person të plagosur. Policia e Shkodrës ka marrë njoftim mëngjesin e sotëm nga Spitali Rajonal për një person që kishte mbërritur i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë ka shkuar në spital, ku është identifikuar i plagosur, 24-vjeçari me iniciale Isak Mehmedaj, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.