MENU
klinika

“Çfarë vaksinimi, hap rrugën”

Tensione te “Filologjiku”, studentët përplasen me policinë në hyrje të fakultetit

18.10.2021 - 10:28

Kanë nisur tensionet në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

Siç shihet në video, studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe, siç e tregojnë pamjet, ata përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda. Në video dëgjohen studentët, që thonë “Çfarë vaksinimi, hape rrugën për studentët”.