MENU
klinika

Ka marrë plagë në shpinë dhe brinjë

U gjet i pajetë pranë Shkumbinit/ Detaje mbi 45-vjeçarin e vrarë

17.10.2021 - 13:34

Detaje të reja janë zbuluar nga 45-vjeçari që u gjet i pajetë në lagjen Çezmë të Peqinit.

Dyshohet që vrasja të jetë kryer dje në mbrëmje. “News 24” raporton se viktima ka marrë dy plagë nga të shtënat me armë zjarri, një në shpinë dhe një brinjë.

I ndjeri nuk është identifikuar ende nga policia, por nuk raportohet të jetë banor i zonës.

(13:00) Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Peqinit.

Mësohet se viktima është gjetur në lagjen Çezmë, afër lumit Shkumbin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që kanë nisur hetimet mbi rastin.

Nuk dihet ende identiteti i 45-vjeçarit dhe rrethanat se si ka humbur jetën.

NJOFTIMI

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.