MENU
klinika

Helmimi masiv në Krujë

Ujësjellësi: Nga sot në mbrëmje rifillon furnizimi me ujë

28.10.2021 - 19:05

Ujësjellësi i Krujës ka reaguar pas helmimit masiv të qytetarëve. Ne një deklaratë UK bën me dije se se uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë.

“Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar. Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës. Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”- thuhet në njoftim.

Ukj

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin