MENU
klinika

Rritet numri i vdekjeve

Ulen rastet e infektimeve me COVID-19, MSH publikon shifrat

29.10.2021 - 18:28

7 humbje jete dhe 467 qytetarë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit në lidhje me situatën pandemike në vend.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

 

 

Janë 7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:, dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 467
Të shëruar në 24 orë 427
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,973

Testime totale 1,301,207
Raste pozitive 184,340

Raste të shëruara 173,870
Raste Aktive 7,561
Humbje jete 2,909

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,871
Fier 892
Durrës 664
Shkodër 489
Elbasan 320
Vlorë 300
Gjirokastër 246
Lezhë 200
Berat 192
Korçë 176
Kukës 134
Dibër 77