MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Qerret

Vdekja e turistëve rusë, zbardhet dëshmia e recepsionistit

16.10.2021 - 10:27

Çifti i bashkëshortëve rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç, kishin ardhur për prej 1 javë në Shqipëri për të kaluar pushimet, por që fatkeqësisht iu kthyen në tragjedi. Ata u gjetën mbrëmjen e djeshme pa shenja jete brenda saunës së hotelit luksoz ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, ndërsa dyshimet e para janë se shkak ka qenë asfiksimi duke qëndrua më shumë seç duhet.

Report Tv mëson se trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionisti i hotelit, i cili në deklaratën e tij ka thënë se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur. Turistët rusë kishin porositur pije dhe fruta në dhomën e tyre dhe pasi recepsionisti kishte shkuar për t’i lajmëruar se i kishin gati, nuk ka marrë asnjë përgjigje.  Kjo ka bërë që ai të hap derën e saunës dhe ajo që pa ishin 4 trupa të pajetë, ku dy ishin ulur në stol, një i shtrirë në shezlong, dhe një gjysmë i futur në pishinë. Pas kësaj skenë ai ka lajmëruar menjëherë policinë.

 “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, ka thënë para hetuesve recepsionisti i hotelit.

Edhe pse dyshimet e para të vdekjes së turistëve rusë është asfiksia, burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun e vdekjes dhe nëse kanë konsumuar pije alkoolike apo drogë si dhe paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë elemt kimik që mund të ketë shkaktuar vdekjen.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin