MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Vendimi i “Netflix” rreth Princeshës Diana revolton Princin

29.10.2021 - 11:12

Intervista e bujshme e Princeshës Diana me Martin Bashir në vitin 1995, do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të “The Crown”, që po filmohet aktualisht.

“The Crown do t’i kushtojë “një episod të tërë” intervistës, në të cilën Diana foli për martesën e saj me Princin Charles”, thuhet në artikullin e “Daily Mail”.

Momenti kur Diana rrëfeu gjatë intervistës se në martesën e saj kishte ndërhyrë dhe një i tretë, po rikrijohet edhe një herë.

Nga ana tjetër, ky veprim i “Netflix” ka revoltuar të birin e princeshës së ndjerë, William-in, i cili dhe më herët ka qenë kundër interviste.

Princi William kishte thënë në atë kohë:

“Ky program ‘Panorama’ nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë. Ai krijoi në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe të tjerët”.

Por kjo nuk do ta ndalë “Netflix” pasi burime për “The Sun” kanë bërë të ditur se është marrë vendimi për transmetimin e episodit të diskutueshëm.

“Krijuesit e The Crown e shohin intervistën si momentin kryesor në serinë e pestë”, tha burimi.

Sezoni i pestë i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me Elizabeth Debicki (“Tenet”) që luan Princeshën Diana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN