06.10.2021 - 11:42
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga samiti i BE-Ballkani perëndimor, që po mbahet sot në Brdo të Sllovenisë.
Në një video të publikuar në ‘Facebook’, Rama tregon momentet kur hyn në godinën, ku do të mbahet samiti, si dhe momente të takimeve me disa prej liderëve të vendeve të BE apo të rajonit.
Pamjet tregojnë edhe momentin kur të gjithë liderët realizojnë foton e përbashkët para nisjes së samitit, ndërsa pas fotos Rama shihet duke folur me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Nuk dihet çfarë kanë diskutuar Rama me Macron, por në fokus të këtij samiti është integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.