Ish-kryeministri Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.
Berisha thotë se takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Gjirokastrës. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.
Kujtojmë se Berisha u shpall non-grata nga SHBA me akuzat e korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndërsa tani po tenton të rimarrë partinë duke larguar Bashën.
“Njoftim: Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Gjirokatstres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb” shkruan Berisha.