MENU
klinika

Kur do të godasë vala e dytë e stuhisë

Vjen acari, si do të jenë temperaturat?

13.10.2021 - 09:17

Pas përmirësimit të lehtë, mbrëmjen e sotme pritet që të rikthehet sërish moti i keq me reshje dhe stuhi, por edhe dëborë në zonat malore.

“Dita e enjte na sjell sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. Në mëngjesin e enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakta” tha dy ditë më parë për Abcnews.al meteorologia Adiola Bami.

Ndërkohë që moti i keq do të përfshijë edhe vendet e tjera të rajonit. Greqia ishte më e prekura nga vala e parë ditën e hënë dhe e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe në valën e dytë.

“Nga mbrëmja e së mërkurës deri të enjten do të ketë shira dhe stuhi të forta lokale, erëra të stuhishme në det dhe rënia të temperaturës nga pjesa veriore” shkruajnë mediat greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meteorologu: Më e keqja s’ka ardhur ende

Stuhia “Athina” do të godasë zonat e prekura nga zjarret