MENU
klinika

Lulzim Bitri ndërroi jetë në vendngjarje, Ardian Çollaku vdiq në spital

Vrasja e dyfishtë në Elbasan/ Policia zbulon detaje

04.10.2021 - 20:29

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku dy persona, Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, u ekzekutuan me armë zjarri.

“Blutë” bëjnë me dije se 35-vjeçari Bitri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Ardian Çollaku, 50 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Elbasanit.

Ndërkaq sa i takon automjetit që u gjet i djegur, bëhet fjalë për një makinë tip “Volvo”, që dyshohet se u përket autorëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh e Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Makina e autorit gjendet e djegur në Balldren

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Elbasan