Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur bindjen se në Samitin e ardhshëm të BE-së, do të jepet porosia për zgjerimin e Unionit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat ai tha se edhe pse në këtë Samit nuk merren vendime, ai mund të jetë motivim i qartë deri tek vendet e rajonit.
“Ky nuk është Samit në të cilin merren vendime, ky është samit politikë që i kushtohet Ballkanit Perëndimorë. Unë besoj se me formulime adekuate të fjalive, do të jepet porosia për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimorë. Kjo porosi do të jetë e pastër dhe e qartë”, tha Zaev.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimorë do të mbahet më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë.