18.10.2021 - 09:22
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, nëse humbet zgjedhjet lokale.
Në përgjigjen e tij, Zaev tha se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.
“Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, tha Zaev.