Fushata elektorale në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale, bëri që për një moment pandemia të “zhduket”, pasi gjatë kësaj periudhe kishte grumbuj të njerëzve, dhe mosrepsektim të protokolleve, por që edhe dita e zgjedheve mund të kontribojë në rritjen e pacientëve me Kovid, e në rast se paraqitet një situatë e tIllë, atëher kush do të fajsohet për gjendjen e krijuar?!
E gjendur në këtë situatë, shteti vendosi masa të rrepta kufizuese me qëllim parandalimin e rritjes së infeksioneve dhe fataliteteve, dhe në ndërkohë ndërmori fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve që sa më shumë të vaksinohen dhe ti respektojnë vendimet që dilnin nga institucionet kompetente.
Ndaj këtyre masave pati edhe kundërshti, pasi kjo kufizonte liritë dhe të drejtat elementare për qytetarët e vendit, por që nga qeveria u argumentua se kjo është forma e vetme e cila do të prodhonte rezultate pozitive që do të ndikonte direkt në ujlen e infektimeve dhe fataliteteve.
Me afrimi e datës për fillimin e fushatës dhe mbajtejes së zgjedhjeve, për çudi edhe thirrja e udhëheqësve shtetërorë për masa më restriktive, thirrje për respektimin e protokolleve, kontrolle ndaj respektimit të të njejtave u venitën e që në ditët e fundit ato as që janë dëgjuar të thuhen nga ndonjë organ apo person kompetent për shëndetin publik, që të bë të mendosh së pandemia u zhduk.
Këto ditë të fushatës kemi parë gjithçka, por vetëm respektim të protokolleve anti-kovid nuk janë parë askund, pasi sallat në të cilët partitë politikë kanë mbajtu mitingjet, kanë qenë të stërmbushura dhe ka qenë shumë e vështirë ta shohësh ndokënd që mban maskë, pasi të kërkohet për distanca është diçka “apsurde”, shkruan Zhurnal.
Kjo dukuri nuk ishte vetëm tek qytetarët e pa “ndërgjegjshëm”, por ishte shumë e vështirë që të shohësh edhe funksionarë të larë shtetërrë që të respektonin protokollet për të cilët ata kishin trumpetuar për një kohë të gjatë, e për “mbrojtjen” e shëndetit tonë na kishin kufizuar edhe të drejtat më elemntare si lëvizjen e lirë dhe përqafimin e të dashurve tanë.
Përfundimi i fushatës na dërgon deri të zgjedhjet, që nënkupton se përsëri mund të kemi grumbullim të madh dhe të pa kontrolluar të njerëzve, e që e gjithë kjo mund ta rëndojë edhe më shumë situatën delikate me pandeminë në vendin tonë, shkruan Zhurnal.
Edhe vet procesi i votimit përbën në vete një problematikë, edhe përkundër deklarimeve dhe zotimeve të Institutit të Shëndetit Publik se ata kanë marrë masa dhe zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infekti, por fushata tregoi se sa efikase ishin institucionet për të garantuar zbatimin e tyre.
Kështu për votim do të aplikohet një sistem i ri, që është identifikimi i votuesve përmes gjurmëve të gishtërinjëve, që nënkupton se çdo qytetarë duhet të identifikohet përmes vendosjes së gishtit në pajisjen elektoronike, e që kjo do të ishte një burim infeksioni, pasi zytarët kompetent deklaronin se kontakti fizik qofë edhe indirekt ishte një faktor i rëndësishëm që ndikon në rritjen e infektimeve.
Qytetarët duhet të rrethojnë numrin e partisë që votojnë me një stilolaps që gjendet tek vedi i caktuar për votim, që nënkupton se atë do ta përdorin shumë njerëz, e që e gjithë kjo është një rrezik potencial për përhapjen e virusit edhe tek personat e shëndoshë.
Gjatë ditës së votimit, shumë persona hynë dhe dalin nëpër ambiente të mbyllura, e që kjo është një vatër tjetër nga e cila mund të shpërndahet virusi dhe të kemi një shpërthim të fuqishëm infektimesh të cilët do të ishte shumë e vështirë për ti vendosur nën kontroll, shkruan Zhurnal.
Këto janë disa nga shqetësimet që duhet ti marrin parasyshë institucionet kompetente, të cilat ndoshta mund të jenë kapluar nga ethet elektorale, por që çdo neglizhencë e tyre do të kishte pasoja shumë të rënda për qytetarët, apo te themi më mirë frazën që përdorin politikanët tanë “VIRUSI VRET”.///Zhurnal.mk