MENU
klinika

"Dy vjet pas tërmetit shpërndajmë 1050 shtëpi"

Zv. kryeministri Ahmetaj zbulon vendimin e qeverisë për Rindërtimin

27.10.2021 - 14:06

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, zbuloi nga ambientete e jashtme të Kryeministrisë, vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ahmetaj u ndal te Rindërtimi, ku theksoi se qeveria vendosi mbi kalimin e pronësisë së shkollave drejt bashkive ku ato ndodhen.

Gjithashtu zëvendëskryeministri theksoi se gjatë muajit nëntor do të fillojë shpërndarja e banesave për qytetarët e prekur nga tërmeti, ku vetëm më 26 nëntor, do të jepen 1050 shtëpi.

Përzgjedhja e shtëpive sipas Ahmetaj do të bëhet fillimisht sipas një liste të atyre familjeve që janë nevojë, ndërkohë që pjesa tjetër do të bëhet me short nga bashkitë.

“Si zakonisht do vijojmë të informojmë qytetarët për vendimet e Këshillit të Ministrave. Unë dua të informoj në lidhje me një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin e rindërtimit.

Sapo filloi kalimi i shkollave në pronësi të bashkive. Sapo kemi miratuar që një numëri madh shkollash të ndërtuara nga rindërtimi i kalojnë qytetarëve, fëmijëve dhe bashkive për tu menaxhuar.

E dyta ky muaj është shumë i rëndësishëm për familjet e dëmtuara. Ne kemi vendosur të kalojmë në pronësi të plotë të familjeve të dëmtuara shumë njësive individuale dhe apartamente.

Pyetja si do të bëhet shpërndarja. Fillimisht do të ketë një listë, ku trajtohen familjet me ndihmë ekonomike. Është një kategori që ne e kemi cilësuar si, për pjesën tjetër shpërndarja do të bëhet me short publik. Është detyrim e bashkive që të fillojnë shortet publike për të shpërndarë apartamentet apo njësitë individuae

Gjatë muajit nëntor në datën 25 dhe 26 nëntor, do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Është një lajm i mirë për familjet, ato do të futen në shtëpitë e rej. Do ta vazhdojmë procesin e shpërndarjes së apartamenteve dhe njësive individuale edhe në muajin dhjetor dhe gjatë gjithë muajve të vitit tjetër deri në shtator”, Ahmetaj.