MENU
klinika

"Nuk keni parë gjë akoma"

A do të rikthehet në krye të LSI-së? Flet Meta: Jam krenar që e kam krijuar

17.11.2021 - 08:53

Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” është pyetur në lidhje me një rikthim të mundshëm të tijin në kryte të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Meta tha se është shumë krenar që ka krijuar LSI, duke mos iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së bërë nga gazetarja.

Ai theksoi se LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet në 2019 dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi i vendit në BE.

Meta: Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar.

LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.