Vitamina D në bashkëveprim me fosforin dhe kalciumin ndihmojnë për të pasur kocka dhe muskuj të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina D ka rol mjaft të rëndësishëm në forcimin(ndërtimin) e kockave dhe për pasojë parandalimin e patologjive të tilla si rakitizmi, osteomalacia etj.
Një dietë e shëndetshme dhe e mirë-ekuilibruar, pavarësisht se përmban të gjitha vitaminat dhe vlerat nutritive aq të rëndësishme për organizmin, është e pamjaftueshme që më vete të sigurojnë sasinë e nevojshme të vitaminës D. Dielli është burimi primar i vitaminës D i cili arrin të sigurojë sasinë e nevojshme të saj për organizmin. Mirëpo, gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur rrezet e diellit që arrijnë të depërtojnë janë më të pakta si dhe fakti që ne kalojmë më tepër kohë brenda ambienteve të shëpisë, mbart në vetvete rrezikun që të kalojmë në deficit të vitaminës D.
Për këtë arsye për fëmijët mbi 1 vjec dhe të gjithë të rriturit rekomandohet marrja e suplementit të kësaj vitamine në dozën 10 mikrogram në ditë.
Ndërkohë në sezonin aktual(stina a pranverës), nëse për ju është e mundur, rekomandohet të kaloni sa më tepër kohë në natyrë (ballkon apo kopësht) për të marrë rrezet e nevojshme të diellit. Në rast se është e pamundur, atëherë duhet marrë në konsideratë të merrni 10 mikrogram suplement të vitaminës D cdo ditë.
Për të gjithë foshnjat nën 1 (një) vit, rekomandohet 8,5 mikrogram suplement i vitaminës D duke përjashtuar rastet kur konsumojnë më tepër se 500 ml qumësht formule.
Gjithashtu një burim mjaft i mirë i vitaminës D janë peshqit të tillë si salmoni, sardelet, trofta, ngjala etj, vaji i mëlçisë së merlucit(NUK rekomandohet gjatë shtatzënisë), e verdha e vezës, mishi, qumështi etj.