“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A ka lidhje izolimi social me inflamacionin?
Mjeku: Në studimin e fundit, studiuesit vendosën të analizonin nivelin e izolimit social të pjesëmarrësve. Analiza zbuloi se njerëzit që përjetuan izolim social kishin nivele më të larta të molekulave inflamatore. Krahasuar kjo me ata që nuk përjetuan izolim social. Në këtë rast izolimi social përfshinte jetesën me një person tjetër dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme sociale dhe fetare. Sipas ekspertëve, izolimi social dhe ndjenja e vetmisë, kanë qenë prej kohësh të lidhura me rezultate të pafavorshme shëndetësore.
Pandemia sigurisht që e ka përkeqësuar këtë gjë, veçanërisht tek të moshuarit. Kjo pasi kufizimet e shumta i kanë larguar ata edhe më shumë nga rrjetet e tyre sociale. Në fund ekspertët shprehen se është e rëndësishme që ky studim të zgjatet edhe më tej. Me qëllim që të zbulohen rrugët se si stresi psikosocial mund të shëndrrohet në një faktor rreziku për shëndetin fizik. Kështu do të mund të krijohen mundësi më të mira trajtimi për ata që janë më të rrezikuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim