MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndihmon vitamina C kundër plakjes?

05.11.2021 - 18:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndihmon vitamina C kundër plakjes?

Mjeku: Vitamina C i shërben organizmit për të sintetizuar molekulën që quhet “ kolagjen”, që gjendet në lëkurë, në kyçet, në kocka dhe në muret e enëve të gjakut.

– Ka veti antioksiduese, arrin të ngadalësojë apo parandalojë plakjen e qelizave. Nga studimet e fundit ka rezultuar se falë vlerave antioksiduese, Vitamina C ka aftësinë të parandalojë apo vonojë zhvillimin e disa lloje tumoresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare.
– Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin dhe forcimin e sistemit imunitar.
– Favorizon përthithjen e hekurit që përmbajnë disa ushqime me origjinë bimore.
Ushqimet që kanë më shumë Vitaminë C: Portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli, lakra, domatet etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim