MENU
klinika

Avokatët: Vajza dërgonte vetë mesazhe

Abuzuan me minorenen, hetimi për të 5 akuzuarit pezull!

09.11.2021 - 10:47

Ka dështuar për të katërtën herë radhazi seanca paraprake në Gjykatën e Lezhës për 5 personat e akuzuar se abuzuan seksualisht për disa muaj një 15-vjeçare në Mirditë. Prokuroria mbylli hetimin në javën e tretë të shtatorit, por kur ka kaluar më shumë se një muaj, seanca ku gjykata do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo do ta kthejë për plotësim hetimesh nuk po zhvillohet.

Këtë të hënë, shkak për shtyrjen e gjyqit për më 16 nëntor ishte vonesa në nisjen e seancës, çka çoi në largimin e dy avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, ku të pranishëm ishin edhe vetë ata.

“Ishte një seancë gjyqësore e caktuar në orën 13:00, për shkak të disa vonesave në sjelljen në gjykatë të të akuzuarve, avokatët kishin seanca të tjera të planifikuara dhe në këto kushte u detyruan të largohen. Gjithashtu jemi përpara faktit që organi i akuzës nuk ka plotësuar disa detyra, kërkesat tona, të cilat edhe gjykata i ka lënë në vendimin e saj të ndërmjetëm”, thotë avokati Gëzim Ndoj. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A. Gj. akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim. Familjarët që ishin mbledhur para gjykatës dhe avokatët mbrojtës thanë se akuzat janë të sajuara dhe se në hetimin e prokurorisë nuk ka asnjë provë.

“Hetimet që janë bërë janë të paplota dhe aq më tepër nuk ka asnjë provë të paktën me sa njohje kam unë me të gjithë dosjen, pasi jam njohur me provat shkresore. Dua të them se është më shumë një gjyq moral, sepse proceduralisht jemi përpara faktit që nuk ka asnjë provë që fajëson të mbrojturin prej meje dhe 4 personat e tjerë të vënë nën akuzë. Nga ekspertiza mjekoligjore nuk ka rezultuar që me vajzën të jetë abuzuar dhe nuk ka asnjë lloj videoje që mund të jetë shantazhuar. Ka vetëm në kallëzim të babait të së miturës, i cili u referohet thënieve të saj dhe asnjë provë që vërtetojnë shantazhin dhe abuzimin me vajzën. Komunikimi me mesazhe është iniciuar në vazhdimësi nga e mitura dhe nuk ekziston asnjë video. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes, pasi është një hetim i paplotë, i kryer në nxitim e sipër, pasi prokurori e ka mbyllur me një afat shumë të shkurtër”, shton Ndoj.

Ngjarja e denoncuar në muajin maj nga 15-vjeçarja nga Mirdita tronditi opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ndërsa ndaj 5 të akuzuarve është ngritur akuza marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha