Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave tha sot se qeveria shqiptare do ia dalë zotimit që ka marrë për të mbrojtur biznesin e vogël dhe konsumatorët familjarë nga kriza energjitike, duke mos rritur çmimet për ta.
“Shumë vende s’ja kanë dalë ta bëjnë këtë. Vende që janë edhe pjesë e G7 si Italia apo vende të BE si Spanja e Greqia e Austria apo Polonia dhe Gjermania kanë rritur cmimet e të fundorëve pra familjeve. Ne kemi marrë zotim që të kemi siguri furnizimi një, të mbrojmë biznesin e vogël dy, pra pa ja rrit cmimet të mbrojmë familjarët tre, do vazhdojmë dhe do ia dalim.
Kjo është arritur falë vëmendjes së qeverisë, reformës në sektorin e energjitik punës së përditshmë të kompanive dhe inistrisë dhe mbështetjes së donatorëve”.
Deklarata e Ahmetajt u bë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit mes qeverisë shqiptare dhe Agjensisë Franceze për Zhvillim, për Mbështetjen e Sektorit të Energjisë.