MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Aktiviteti fizik ul rrezikun e kancerit?

05.11.2021 - 19:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Aktiviteti fizik ul rrezikun e kancerit?

Mjeku: Vetëm disa orë në javë ushtrime të moderuara mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit, sugjeron një studim i ri.

Nëse amerikanët do të merrnin pesë orët e rekomanduara në javë të aktivitetit fizik me intensitet të moderuar, më shumë se 46,000 raste të kancerit mund të parandaloheshin në Shtetet e Bashkuara çdo vit, sipas raportit.

Autorët e studimit thanë se 3% e të gjitha rasteve të kancerit në të rriturit amerikanë të moshës 30 vjeç e lart nga viti 2013 deri në 2016 i atribuohen pasivitetit. Më shumë raste të kancerit të lidhura me pasivitetin kanë ndodhur te femrat (pothuajse 33,000) sesa te meshkujt (afërsisht 14,300) çdo vit.

A janë këta njerëz dembelë? Jo domosdoshmërisht.

Shumë amerikanë përballen me pengesa për aktivitetin fizik, thanë studiuesit, duke përfshirë: mungesën e kohës për shkak të orëve të gjata në punë me paga të ulëta; kostoja e anëtarësimit në palestër ose pajisjeve personale; mungesa e aksesit në një mjedis të sigurt ushtrimesh; dhe kostot e kujdesit për fëmijët.

Barriera të tilla janë më të zakonshme në mesin e grupeve të caktuara të njerëzve, duke përfshirë amerikanët zezakë dhe ata me të ardhura të ulëta, sipas udhëheqësit të studimit Adair Minihan, i Shoqatës Amerikane të Kancerit dhe kolegëve.

Kur studiuesit u përqendruan në llojet e kancerit, ata arritën në përfundimin se rreth 17% e kancereve të stomakut, 12% e kancereve endometriale, 11% e kancereve të veshkave dhe 9% e kancereve të zorrës së trashë ishin të lidhura me mungesën e stërvitjes. Gjithashtu, vlerësohet se ishin rreth 8% e kancereve të ezofagut, 7% e kancereve të gjirit dhe 4% e kancereve të fshikëzës urinare.

Raporti u publikua së fundmi në revistën Medicine & Science in Sports & Exercise.

Shtetet me përqindjen më të lartë të kancereve që i atribuohen pasivitetit fizik ishin në jug, duke përfshirë Kentakin, Virxhinia Perëndimore, Luiziana, Tenesi dhe Misisipi. Përqindjet më të ulëta ishin në rajonin malor dhe shtetet veriore, duke përfshirë Utah, Montana, Wyoming, Uashington dhe Wisconsin.

Kentaki kishte përqindjen më të lartë (pothuajse 4%) ndërsa Utah kishte përqindjen më të ulët (rreth 2%).

“Këto gjetje nënvizojnë nevojën për të inkurajuar aktivitetin fizik si një mjet për parandalimin e kancerit dhe zbatimin e ndërhyrjeve në nivel individual dhe komuniteti që adresojnë barrierat e ndryshme të sjelljes dhe socio-ekonomike ndaj aktivitetit fizik rekreativ,” shpjeguan autorët e studimit në një njoftim për lajmet e shoqërisë së kancerit.

“Kuptimi dhe reduktimi i barrierave të sjelljes dhe socio-ekonomike ndaj aktivitetit fizik është thelbësor për optimizimin e strategjive të ndërhyrjes që synojnë grupet në rrezik në të gjithë vendin,” shtoi ekipi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim