Si eshte e mundur qe nje parti ne Maqedoni qe e mban emrin Aleanca per Shqiptaret te lidhe koalicion me antishqiptaret?
Vetem naivet dhe dashakeqesit e shqiptareve tani mund te bejne koalicion me VMRO-ne, e cila qe nga ikja e Nikolla Gruevskit ne Hungari dhe renia nga pushteti e partise se tij, nuk eshte reformuar fare, por vazhdon te “kultivoje” retorike antishqiptare, te jete filial i politikave proruse dhe antiperendimore.
Ështe legjitime te luftohet BDI si gjoja parti e establishmentit dhe me siguri edhe kjo parti ne mesin e saj ka zyrtare te dyshuar per korrupsion.
Por legjitimiteti i betejes politike e humb kuptimin kur pa asnje kusht i hidhesh ne perqafim VMRO-se.
Si shkojne bashke keto dy skena: Zijadin Sela me Albin Kurtin ne Lezhe duke marshuar me poza skenderbegiane ne kujtim te Lidhjes se Lezhes dhe Zijadin Sela partner i VMRO-se dhe i nje partie kinse ultramajtiste maqedonase, e cila model biznesi ka urrejtjen raciste ndaj shqiptareve.
Ne politike jo çdo qellim i arsyeton mjetet. Sidomos jo sot, ne nje situate teper delikate gjeopolitike dhe me rreziqe te shtuara ndaj shqiptareve.
Ndokush mund te thote: po mire, edhe BDI ka bashkeqeverisur me VMRO-ne. E vertete dhe sidomos ne fazen e fundit ky ka qene koalicion joparimor.
Por a duhet tash qe partite “opozitare” shqiptare te perserisin gabimin e BDI-se dhe te perqafojne VMRO-ne?
Pastaj shtrohet pyetja: sa jane te perfaqesuara ne menyre legjitime interesat e shqiptareve ne Maqedoni nese nga pushteti perjashtohet partia e pare e shqiptareve me rreth 50 per qind te votave te trupit elektoral shqiptar?
Ali Ahmeti mund te kritikohet per rastet e keqqeverisjes nga partia e tii, por per nje gje nuk mund ta akuzoje askush: per parulla patriotike te recituara rrugeve te Lezhes dhe per servilosje ndaj atyre fuqive rajonale qe synojne fetarizimin e politikes!
Edhe ne Mal te Zi, Dritan Abazoviqi ne emer te luftes per heqje nga pushteti te partise se Millo Gjukanoviqit beri koalicion me forcat proruse dhe proserbe.
Nga Enver Robelli