MENU
klinika

Ish-banorët komentojnë ‘treshen’ e re në shtëpi

“Arjola pëlqen Kledin, ai Beatrix-in”

13.11.2021 - 10:25

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” surprizoi Kledin, duke i dhënë mundësinë të zgjedhë një nga vajzat për të ngrënë një darkë speciale. Zgjedhja e tij ishte Beatrix për të cilën në biseda me banorët ka thënë se e pëlqen.

Mirëpo, siç këngëtara tregoi edhe sot gjatë spektaklit, Kledi është djalë shumë i mirë, kishin kaluar kohë të këndshme bashkë, por ai nuk ishte tipi i saj, dhe mes tyre nuk kishte asgë më shumë se shoqëri.

“Kledi është djalë i mrekullueshëm, është shumë xhentëllmen. Por në momentin që dua të krijoj diçka është një gjë që ma bën bam, kur e shoh që nuk mund të jetë më shumë se shoqëri e ngushtë, prandaj ika ashtu”, tha Trixa, referuar largimit të saj të papritur, me nxitim nga takimi.

Mirëpo, nga ana tjetër, dy ish-banorët, Paloma dhe Arditi, e kanë parë situatën nga një tjetër këndvështrim. Sipas gazetares, një tjetër banore e pëlqen Kledin: Arjola, madje tha se kishte “kapur” edhe shikime të zjarrta të aktores. Këtë e mbështeti edhe Arditi, mirëpo të dy binin dakord në një pikë: që nuk kishin parë asgjë tek Kledi.

Arditi përmendi po ashtu faktin që Kledi ka treguar se ka një marrëdhënie jashtë, që është komentuar shumë edhe në rrjet, dhe se do të ishte mirë, që vetë ai të qartësonte situatën.