Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.
Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli ,në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Ed Rejës.
20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Southampton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Villa-s.
Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.