MENU
klinika

Aksidente, vjedhje, ndërtime pa leje...

Arrestohen tetë persona në Durrës

11.11.2021 - 14:22

Policia e Durrësit ka arrestuar tetë persona për disa vepra penale, aksidente, vjedhje, mashtrim, ndërtim pa leje, etj. Mes të arrestuarve është edhe një 23-vjeçar që akuzohet se dje në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, G. H. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë së Durrësit

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë ndalimin e shtetasit A. D., 26 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, pasi më datë 23.10.2021, ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin H. B., banues në Krujë.

…..

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:K. M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ky shtetas ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në një qendër interneti, po nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ky kallëzim është i rremë;R. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në një bar-kafe në lagjen nr.17, Durrës, duke organizuar lotari e baste sportive, kundrejt fitimit;A. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.16, Durrës, ka tentuar të vjedhë portën e një shkolle, e cila është e dëmtuar nga tërmeti. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja A. M., 30 vjeçe, banuese në lagjen Nr.18, Durrës, pasi u konstatua duke organizuar baste sportive me anë të telefonit, në lokalin e saj.

…..

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi gjatë kontrolle të ushtruara në bashkëpunim me IMT-në, në banesën e këtij shtetasi u konstatua një kat shtesë i ndërtuar pa leje. Gjatë kryerjes së veprimeve, shtetasi A. D. ka goditur inspektorin e IMT-së.

…..

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga shtetasit: D. K., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”; E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H. Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. F. L., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin