MENU
klinika

"PD është akoma duke fashuar plagët e një lufte të brendshme politike"

Artur Zheji: Berisha në luftë të pastër për pushtet me të gjitha forcat!

03.11.2021 - 16:17

Analisti Artur Zheji deklaron se ish kryeministri Sali Berisha është në një “fushatë elektorale për luftën e tij të pastër për pushtet”.

Në një analizë në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, Zheji komentoi deklaratat e Berishës kundrejt Bashës dhe tha se ‘mllefi i tij është shumë i madh’.

“Më rraskapit intelekutalisht të dëgjoj një njeri që thotë se Basha bëri atentat ndaj PD dhe i dha qeverisë Rama lehtësirat e mundshme pa e ditur doktori. Këto kontradikta ma forcojnë bindjen që kemi të bëjmë me një luftë të pastër për pushtet të cilën doktori po e lufton me të gjitha forcat”, u shpreh Zheji.

Artur Zheji: Kthimi i tretë i Berishës nuk do mund të bjerë dicka edhe pse ka nga ata njerëzit që i kam parë në debate kanë bërë listë si është rikthyer Çërcilli, i kanë marrë të pakrahasueshme, vende të mëdha, kulturë tjetër politike

Dëgjova që Berisha ka thënë se Basha i dha Ramës gjithcka, këtu ka një problem.

Basha ka qenë njeriu delfini i Berishës. Askush nuk e beson që vendimet që ka marrë Basha kanë qenë pa semaforin jeshil të Berishës.

Kjo më rraskapit intelekutalisht të dëgjoj një njeri që thotë se Basha bëri atentat ndaj PD dhe i dha qeverisë Rama lehtësirat e mundshme pa e ditur doktori.

Këto kontradikta ma forcojnë bindjen që kemi të bëjmë me një luftë të pastër për pushtet të cilën doktori po e lufton me të gjitha forcat edhe dje foltorja mund ta shtynte një ditë se Basha kishte një tragjedi në plan personal edhe në botë eksistojnë eksperienca kur nuk ka gjak e vrasje që kur njeriu ka një hall të madh shtyhet. Kaq i madh është vreri e kaq shumë është ky numërimi mbrapsht që doktori ka në mllefin e tij kundër Bashës që nuk ka forcë që ndalon apo e ngadalëson deri më tani.

Berisha është në fushatë elektorale në luftën e tij për pushtet e mund të premtojë shumë gjëra që pastaj nuk mbahen.

Të thuash që do bëjmë protesta, në fushatë elektorale duke parë dhe frustrimin e një fore politike që ka humbur zgjedhjet mendoj që PD ka ardhur e rraskapitur nga 2, 3 vite protesta, ishte një protestë ekstreme, duke menduar që duke djegur mandatet me valën e protestave do e rrëzomë Ramën, u provuan të gjitha.

E para u ndeshën ne murin e rezistencës së ndërkombëtarve që kishin përqafuar me kohë devizën me mirë stabilitet se sa demokraci absolute, e një pjesë e rëndësishme e popullit që për të ardhur ti tek pjesa gri, njerëzit duan qetësinë ekonominë, sigurinë e protesta, zjarri e gjuha e ashpër ata i largon në përgjithësi nga vota.

PD është akoma duke lëpirë plagët e një masakre elektorale, duke fashuar plagët e një lufte të brendshme politike.