Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit një ditë më parë dyshohet se mund të jetë kryer nga autorë me pagesë, raporton News24.
Ndërkohë që po kryhet ekspertimi balistik i armëve të gjetura në makinën e djegur, që mendohet se i përket autorëve.
Po ashtu dyshohet se në vrasje është përdorur edhe një mjet tjetër që ka larguar autorët nga Thumana, ku u gjet e djegur makina e përdorur nga ta.
Deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar, por policia ka shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të dy viktimave, por edhe persona që mund të kenë dijeni për krimin. Ndërkohë që dyshohet se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rolin e vëzhguesve.
Policia po heton intensivisht për zbardhjen e krimit të dyfishtë që ndodhi dje në zonën e Astirit, ndërsa pista kryesore është ajo e së kaluarës së dy viktimave, të cilët rezultojnë persona me të shkruar kriminale dhe të përfshirë në disa krime.