MENU
klinika

“Konferencae e Parë Ndërqeveritare varet nga…”

Balla pas takimit me Isabel Santos: Zgjatja e vetingut është emergjencë

08.11.2021 - 12:25

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zhvilloi ditën e sotme një takim në selinë e Kuvendit me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Në përfundim të takimit Balla shprehu mbështetjen e marrë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por theksoi se konkretizimi i saj është në dorë të mosmarrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, theksoi se detyra e Tiranës zyrtare në këto kushte është vijimi i reformave të brendshme dhe veçanërisht asaj në drejtësi. Ku sipas tij, kushtet e emergjencës për zgjatjen e organeve të vetingut, duhet të bëjë që konsensusi me opozitën të arrihet sa më parë, pasi nuk kemi të bëjmë me një çështje politike.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit, që i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konf parë ndërqeveritare, edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjedhjen e ngërcit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë është që ne do të vijojmë të punojmë të çojmë përpëra reformat dhe veçanërisht me reformën për drejtësi. Shpresojmë të gjejmë konsensus në lidhje me këtë zgjatjen e afateve të vetingurt deri në dhjetor të vitit 2024.

Nuk është një çështje politike. Jemi në kushtet e një emergjence që palët duhet të bëjnë për të përmbushur rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe të bien dakord.

Nuk ka mungesë dakordësie. Natyrshëm zoti Xhafa është një nga ata që ka dhënë pa asnjë diskutim një kontribut të madh në reformën në drejtësi. Ai ka një qëndrim të ndryshëm.

Edhe me mua si kryetar grupi ka patur një diskutim ku më ka thënë që Komisioni i Venecias e ka dhënë njëherë një opinion për këtë çështje. Por unë mendoj se duhet një opinion i ri”, tha Balla.