MENU
klinika

Ndragheta u ka lëshuar territoret e kokainës

Bandat shqiptare, në nivel me kartelet latino-amerikane

11.11.2021 - 11:04

Për disa vite nuk u dëgjua më për Rexhepin. Ai, kishte kaluar oqeanin dhe ishte vendosur në Ekuador ku lidhet me kartelet më të fuqishme vendase, duke ngritur një linjë të sigurt trafiku kokaine drejt Evropës. Në materialet e Prokurorisë së Firences të siguruara nga Top Story, theksohet se shqiptarët bashkëpunojnë në nivele barazie si me kartelet amerikano-latine ashtu edhe me mafian italiane.

Për disa vite nuk u dëgjua më për Rexhepin. Ai, kishte kaluar oqeanin dhe ishte vendosur në Ekuador ku lidhet me kartelet më të fuqishme vendase, duke ngritur një linjë të sigurt trafiku kokaine drejt Evropës. Në materialet e Prokurorisë së Firences të siguruara nga Top Story, theksohet se shqiptarët bashkëpunojnë në nivele barazie si me kartelet amerikano-latine ashtu edhe me mafian italiane.

“Në studiemt e mia, nuk mund të vë shenjën e barazimit mes Cosa Nostrës apo Ndraghetas apo grupeve shqiptare, pika të përbashkëta kanë shumë por nuk janë e njëjta gjë” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

Interpol, deklaroi arrestimin e Dritan Rexhepit në Gusht të vitit 2014, në një operacion që bëri mjaft bujë aso kohe. Në fakt, ai ishte arrestuar një muaj më herët nga policia e Ekuadorit së bashku me 10 persona të tjerë në kuadër të aksionit policor të koduar “Ballkan”. Gjatë operacionit u sekuestruan 277 kilogramë kokainë në një kontejner në portin e Guayaquil. Sipas autoriteteve atje, krerët e grupit ishin shqiptarët.

Komunikata ekuadoriane: Shqiptarët dyshohet se ishin financuesit dhe përgjegjësit e mallit, ndërsa ekuadorianët ishin furnizuesit, si dhe punëtorët e paketimit dhe fshehjes nëpër kontejnerë.

“Po ti shikosh janë të njëjta gjëra të studimit që kam lexuar unë lidhur me Ndraghetan, duke i dhënë asaj si Ndraghetas një pamje organizate ndëkromëbtare, ku kishte përfaqësueiset e vetë, që janë kapur pikërisht aty ku janë kapur këta shqiptarët” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare./ Top Story

Ish-drejtori i policisë: Ndragheta u ka lëshuar territoret

Në një tjetër rast, në 15 Shtator të vitit 2017, Dritan Rexhepi së bashku me një trafikant ekuadorian kanë arritur të kalojnë rreth 740 kilogramë kokainë. Gjysma e ngarkesës ishte e Rexhepit ndërsa pjesa tjetër e partnerit nga Guayaquil. Në bisedat e përgjuara zbulohet se një oficer doganor kishte ngulmuar për kontrolle por në fund kontejneri ishte nisur për në Evropë me sukses.

Droga ishte blerë me çmim rreth 4500 dollarë në Ekuador, dhe në Evropë ata e shisnin me shumicë me 24 mijë dollarë për kilogramë. Vetëm në këtë ngarkesë janë fituar plot 15 milionë euro. Në tre vite, mendohet se grupi i Rexhepit ka organizuar dërgesa të suksesshme me vlerë 140 milionë euro. Po të llogarisim këtu 210 milionë euro dërgesa nga grupi i vëllezërve Marku dhe ato nga grupet e tjera, qarkullimi i kartelit shqiptar është i krahasueshëm me ato të Escobarit dhe El Chapos..

“Sipas asaj cfarë thonë hetimet shqiptare apo vendet e tjera për Dritan Rexhepin në opearcionet e përbashkëta. U duket sikur ka kaluar përmbi fuqinë e cdo lloj grupi tjetër të roganizuar pasi furnizon mbi 10 grupe në Evropë” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi

“Grupet kriminale janë kaq të fuqishme sa blejnë sasi të mëdha, mirëpo këto para që hidhen presupozohet edhe risku, me gjithë sasinë e madhe përballon një rrezik, kjo tregon që grupet janë fuqizuar shumë në drejtim të parave, ky është një alarm”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare

“Flasim që ata i kanë rezistuar agjencise ligjzbatuese në BE, që tregon se kanë mësuar mjaft mirë të përshtaten, metodat më të mira që kanë mësuar nga Ndragheta, si kartelet e Amerikës Jugut që po i përdorin me shumë sukses” u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla

Në hetime nuk del e qartë, por janë disa të dhëna që sugjerojnë për bashkëpunim edhe me Ndraghetan italiane nga karteli “Kompania Bello” dhe grupet e tjera shqiptare.

“Në rasitn e Ndraghetës, duke qenë se ka penetruar në cështjet publike, dalëngadalë trafikun e kokainës që e kishte specialitet ia ka kaluar grupeve shqiptare, bashkëpunimi është evident” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare

“Nga studimet del që bashkëpunimi me Ndraghetën është i hershëm, ka qenë në format fillestare, le të themi anëtarët e grupeve shqiptare me role dytësore, më pas ata jaë intergruar dhe kanë filluar miqësitë e tyre, në këtë kontekst ka zona të tregut kokainës në Evropë që kanë një dakordësi, për ato territore, pra shqiptarët kanë territoret e tyre në dakordësi me Ndraghetën”u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla

“Këtë vendin e funrizimit ogrnizatat nuk e kanë të njëjtin, dikush mund ketë Venezuelën, ndëkorhë Ekuadori ka qenë i Ndraghetas deri tani kemi shumë pika kontakti mes Ndraghetas dhe shqiptarëve që dalëngadalë po ua lëshon grupeve kriminale shqiptare”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare./ top story

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri