Rregulla të reja janë bërë me dije për shtëpinë e Big Brother Vip gjatë emisionit të së martës, teksa për një kohë ende të pacaktuar banorët do të luajnë të ndarë në çifte.
Arbana Osmani u njoftoi vedimin e Vëllait të Madh banorëve ditën e djeshme, ndërsa rregullat e reja do të vihen në zbatim që nga e premtja.
“Vëllai i madh” ka vendosur që të ndryshon modelin e lojës, banorët zgjodhën nga një person për tu krijuar çift duke e bërë lojën më interesante për ditët në vazhdim”, ka thënë Arbana.
View this post on Instagram
Banorët bënë përzgjedhjet e tyre dhe çiftet u ndanë si më poshtë:
Kledi me Arjolën, Donaldi me Semin, Einxhel me Beniaden, Iliri me Sabianin, Sara me Fifin, Beatrix me Monikën, ndërsa dyshja (DJ PM dhe DJ Dagz të cilët janë në garë si një banorë i vetëm) janë së bashku me Granitin.
View this post on Instagram
Kujtojmë që një nga banorët do të lërë shtëpinë e Big Brother Vip të premten. Në nominim janë Monika, Iliri, Graniti dhe Sara. Ndërkohë, i preferuari i publikut është votuar Kledi.