Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e tij për vettingun e politikanëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se kjo është mënyra për të rrezuar murrin e korrupsionit, që sipas tij po vret demokrcinë dhe po varfëron shqiptarët.
Që të mos jemi të parët në Evropë për përhapjen e korrupsionit, deklaron kryetari i PD, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.
Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, mbyll postimin e tij Lulzim Basha.
Basha ka publikuar edhe një tregues të korrupsionit për vitin 2021, ku Shqipëria renditet mes vendeve si Egjipti apo Zambia.