Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që të mos bojkotojë firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar, ndërsa e fitoi atë që të marrë pjesë.
Nga foltorja e Sarandës, ish-kryedemokrati tha se pas marrjes së partisë nga Basha ky i fundit tentoi që të krijonte ‘Bashizmin’. Mes të tjerash ai ndau dhe një këshillë që i jepte Bashës gjatë fushatës, që mos të dilte në podiume të fliste vetëm, por të kishte pas vetes një ansambël. Po ashtu ai tha se Basha imitonte Ramën.
“Ndër qëllimet kryesore të kësaj foltoreje është bashkimi i demokratëve. Të tjerë që do të anëtarësohen, dhe ata që janë larguar, bashkimi është kusht themelor për të bërë PD forcë fitimtare. Ne dolëm forcë e parë politike në 2005-ën. Ne u bashkuam. Ai u tregua një njeri i dëmshëm për PD. Atij i hyri mendja që të krijonte “Bashizmin”. Këtu s’mund ta qortosh. Ika unë si kryetar, ai ishte gjeneratë tjetër dhe fare mirë mund të jepte fizionominë. Por ai ‘Bashizmin’ e konceptoi si braktiste të trashëgimisë së PD-së, kontributeve. Secili ka tullën e vetë në këtë pati. Do me një teori të vetë, fatazmori. Po kështu vazhdoi edhe në këtë fushatë. I ra kryq e tërthorë Shqipërisë, i vetëm pa asnjë njeri në krah. Duke ia thënë disa herë; ‘ti në skenë nuk duhet të jesh i vetëm. Por të jesh ansambël’. Të kesh një rrugë që të rrethon, se imitonte atë tjetrin. Natyrisht imitonte atë tjetrin dhe kopjen nuk e duan. Votojnë origjinalin. Megjithatë t’i bëjmë thirrje; mos bojkoto firmat. Shko e shih firmat dhe hajde në Kuvend. Kaq! Kjo është thirrja jonë.”, tha Berisha në mbyllje të fjalës së tij.”, tha Berisha.