31 vite në politikën shqiptare, 5 vite President Republike, 8 të tjera Kryeministër, 8 vite kryetar i opozitës, 8 të tjera si ‘hije’ e Lulzim Bashën, nuk i kanë mjaftuar Sali Berishës, i cili edhe sot në moshën 77 vjeçare dhe i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA kërkon që të vijë sërish në pushtet. U deshën 16 ‘Foltore’ që Sali Berisha të thotë hapur se synon që të rikthehet si kryeministri i vendit. Ai dorëzoi sot Këshillit Kombëtar dhe kryetarit të saj Edi Palokës 4200 firmat, nga 1800 që ishin të nevojshme, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 dhjetor.
“Kam kënaqësinë që të paraqes para jush drejtoren e komunikimn e kësaj nisme historike që ka si synim për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërisë. Kemi si synim fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Sot kemi sjellë 4200 firma nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrë këtë Kuvendin, formularët do të dorëzohen të kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Peng-kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e Partisë, ai ka frikë ka tmerr“, tha Berisha.
“Do ruhet privatësia e të dhënave të formularët, se ka jo vetëm gjeneralitete, por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi bëhet dhe fiksojeni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi sepse vetëm Kuvendi ka të drejtën që të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë së ka firmosur formularin”, tha Berisha.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se në sallë i janë bashkuar Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumci, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Klevis Balliu të cilët kanë qenë edhe në Foltoret e tij.
“Në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit kombëtar të PD”, tha Berisha
‘PD që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një një anëtarë, ai përfaqëson vetëm muret e tij, e ftoj të vij në Foltore! Futet dot, nuk e lenë se është sjellë në mënyrë të patolerueshme. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike. Problemet i ka krijuar vet ai.’- tha Berisha.
Sali Berisha në Foltore ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime në statut që e ndajnë kryetarin nga pozicioni i kryeministrit, por sot ka dalë me një tjetër qëndrim. Ai tha se do të rikthehet si një kryeministër dhe pyetur pse ka shkelur deklarata e tij, Berisha u justifikua se “e kërkonin qytetarë”.
“Ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës për rikthimin e Sali Berishës dhe unë e pranoj si detyrim, por në cdo moment që demokratëve mund të mos u duket e arsyeshme, unë e pranoj vendimin e tyre. Le të dalë Edi Rama në një debat me Sali Berishën. Janë mërzitur njerëzit, ata duan debatin e lirë”, tha Berisha.
“PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, tha Berisha.