MENU
klinika

"Synoj të rikthehem si kryeministër i Shqipërisë"

Berisha dorëzon 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD

10.11.2021 - 21:41

31 vite në politikën shqiptare, 5 vite President Republike, 8 të tjera Kryeministër, 8 vite kryetar i opozitës, 8 të tjera si ‘hije’ e Lulzim Bashën, nuk i kanë mjaftuar Sali Berishës, i cili edhe sot në moshën 77 vjeçare dhe i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA kërkon që të vijë sërish në pushtet. U deshën 16 ‘Foltore’ që Sali Berisha të thotë hapur se synon që të rikthehet si kryeministri i vendit. Ai dorëzoi sot Këshillit Kombëtar dhe kryetarit të saj Edi Palokës 4200 firmat, nga 1800 që ishin të nevojshme, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 dhjetor.

“Kam kënaqësinë që të paraqes para jush drejtoren e komunikimn e kësaj nisme historike që ka si synim për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërisë. Kemi si synim fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Sot kemi sjellë 4200 firma nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrë këtë Kuvendin, formularët do të dorëzohen të kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Peng-kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e Partisë, ai ka frikë ka tmerr“, tha Berisha. 

Ai ka bërë me dije se verifikimi i mandatit të atyre që kanë firmosur, i lejohet vetëm Kuvendit Kombëtar, me argumentin se ka të dhëna delikate, ndonëse një pjesë e mirë e demokratëve i kanë publikuar vetë ato.

“Do ruhet privatësia e të dhënave të formularët, se ka jo vetëm gjeneralitete, por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi bëhet dhe fiksojeni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi sepse vetëm Kuvendi ka të drejtën që të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë së ka firmosur formularin”, tha Berisha.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se në sallë i janë bashkuar  Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumci, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Klevis Balliu të cilët kanë qenë edhe në Foltoret e tij.

Janë dorëzuar në selinë blu 4200 firmat që janë të nevojshme të të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Sali Berisha ka deklaruar se ato të të ruhen në zyrën e Edi Palokës.

“Në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit kombëtar të PD”, tha Berisha

Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nesër nëse presidenti dekreton një datë për zgjedhjet lokale në disa bashki të cilat janë pa kryetar, do të futet në zgjedhje, në logon e PD-së. Berisha madje ironizoi duke e ftuar Bashën ne ”Foltore’, por tha atë nuk e lejojnë.

‘PD që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një  një anëtarë, ai përfaqëson vetëm muret e tij, e ftoj të vij në Foltore! Futet dot, nuk e lenë se është sjellë në mënyrë të patolerueshme. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike. Problemet i ka krijuar vet ai.’- tha Berisha.

Sali Berisha në Foltore ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime në statut që e ndajnë kryetarin nga pozicioni i kryeministrit, por sot ka dalë me një tjetër qëndrim. Ai tha se do të rikthehet si një kryeministër dhe pyetur pse ka shkelur deklarata e tij, Berisha u justifikua se “e kërkonin qytetarë”.

“Ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës për rikthimin e Sali Berishës dhe unë e pranoj si detyrim, por në cdo moment që demokratëve mund të mos u duket e arsyeshme, unë e pranoj vendimin e tyre. Le të dalë Edi Rama në një debat me Sali Berishën. Janë mërzitur njerëzit, ata duan debatin e lirë”, tha Berisha.

Sali Berisha ka deklaruar me ardhjen e tij në krye të PD, pas Kuvendit, nuk do të përjashtoj Lulzim Bashën nga PD.

“PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, tha Berisha.

 
Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri