MENU
klinika

Rimëkëmbje e ëmbël dhe e hidhur e vendit

BERZH: Kujdes nga borxhi dhe rritja e çmimeve

04.11.2021 - 21:17

Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet më shpejt nga sa mendohej dhe pritet të kthehet në nivelin e para krizës që prej tremujorit të fundit të këtij viti.

Është ky vlerësimi që bën Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e fundit për perspektivën ekonomike, të titulluar një rimëkëmbje e ëmbël dhe e hidhur.

Shqipëria pritet ta mbyllë vitin me një rritje 8%, e dyta në rajon pas Malit të Zi dhe mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 6.4%.

Por për vitin e ardhshëm, parashikimi bie në një rritje prej vetëm 3.7%, të fundit vetëm para Bosnjë-Hercegovinës.

Rritja e fortë e industrisë, ndërtimit dhe veçanërisht turizmit janë faktorët që po ndikojnë në ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti. Ndërsa edhe konsumi po përfiton nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Në afatshkurtër, BERZH llogarit se rindërtimit pas tërmetit do të nxisë rimëkëmbjen, mbështetur nga Eurobondi.

Por nga ana e hidhur, shtrenjtimi i lëndëve të para dhe çmimet e larta të energjisë teksa afron dimri janë arsye për t’u shqetësuar.

Ndërsa ecuria e pandemisë dhe faktorët e jashtëm të pakontrollueshëm janë faktorë të tjerë që mund të cenojnë rimëkëmbjen.

Vend për kujdes, sipas ekonomistëve, të BERZH duhet të ketë edhe në menaxhimin e nivelit të lartë të borxhit publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borxhi në fund të vitit arrin deri në 80%

Pandemia/ Buxhetit do t’i mungojnë 516 milionë euro

Rindërtimi 'shpëtimtari' i 2021

FMN dhe BERZH pesimist për ekonominë shqiptare


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!