MENU
klinika

Plani prej 1.2 trilionë dollarësh

Biden firmos projektligjin historik për infrastrukturën

16.11.2021 - 10:19

Joe Biden nënshkroi të hënën një projekt-ligj për investimin në një projekt gjigant në infrastrukturë, me miratimin e planit në Kongres pas muajsh negociatash të mundimshme. Presidenti amerikan nënshkroi projektligjin, duke i dhënë fuqi ligjore në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë demokratë dhe republikanë që promovuan projektligjin.

Kongresi amerikan, i mbështetur nga një shumicë dërrmuese demokratësh, si dhe disa republikanë, miratoi në fillim të nëntorit planin prej 1.2 trilionë dollarësh për investime në infrastrukturë, të kërkuar nga presidenti Biden.