MENU
klinika

Shqipëria zgjohet nga reshje të dendura dëbore

Bllokohet “Rruga e Arbrit”, trashësia në Dibër deri në 40 cm

30.11.2021 - 11:08

Ndonëse u inaugurua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, Rruga e Arbrit është mbyllur, për shkak të dëborës së dendur dhe ngricave në bypass-in e Qafës së Murrizës. Rruga është mbyllur përkohësisht dhe kalimi bëhet përmes rrugës ekzistuese. Po ashtu, ai shton se problematike është paraqitur situata në disa fshatra të rrethit të Dibrës, ku trashësia e dëborës është 40 cm, ndërsa në Peshkopi, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

“Situata në Dibër ka pasur probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Në zonat e thella trashësia e dëborës ka mbërritur në 40 cm, ndërsa në qytet 15 cm. Sipas informacioneve që kemi, në këto njësi nuk kanë lëvizur furgonat e fshatrave drejt zonave të banuara. Sa i përket Rrugës së Arbrit, është e bllokuar në tunelin e Qafë Murrizës, te bypass nuk kalojnë asnjë makinë, për arsye se ka pasur reshje dëbore dhe ngricë. Makinat vazhdojnë në rrugët e vjetër”, Doçi.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”