MENU
klinika

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale

Brataj: Propozimi do merret seriozisht

08.11.2021 - 10:55

Propozimi për Green Pass, i bërë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu disa ditë më parë në Kuvend do të merret seriozisht për shkak të rritjes së infektimeve. Kështu u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare dhe eksperti i Komitetit teknik për pandeminë, Skënder Brataj në studion e “Dita Jonë”. Sipas tij për shkak të grumbullimeve numri i infektimeve nga 150 në ditë ka shkuar në mbi 600 të infektuar në një ditë.

“Propozimi për Green Pass sigurisht që do të merret seriozisht, sepse po të shohim rezultatin e një muaji nga 150 të infektuar në ditë shkuam prapë te 600 të infektuar nga ndeshjet, grumbullimet nga no vax, nga foltoret. Grumbullimet e japin rezultatin në 2-3 javë dhe po vazhduam kështu do të ketë rritje. Nga 1 korriku deri sot kemi bërë 6 mijë vizita Covid, nga të cilat 3 mijë kanë shkuar në spital. Në 500-600 të infektuar më pak se 100 janë të vaksinuar dhe forma e atyre që humbasin jetën janë të pavaksinuar”, shprehet Brataj teksa përmendi edhe masat ekstreme në disa vende për shkak të infektimeve, si Australi, Izrael, Itali Britani e Madhe.

Por ata që kanë koronavirusin, Brataj thotë se do të duhet të presin kohën e vaksinimit.

“Ata që e kanë kaluar kanë certifikatën e mjekut që e kanë kaluar, dhe deri ën 6-8 muaj je njësoj si ato em Green Pass. Nuk mund të kesh Green Pass. Nëse e ke kaluar në atë moment do të presësh kohën të bësh vaksinën”.

Brataj ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se vaksina nuk ndikon në shëndetin ripriodhues.

“Shëndeti riprodhues nuk cenohet nga vaksina, nuk ka ansjë ndryshim, pati Astrazeneca disa ndryshime të ciklit te femra, por që stabilizohej brenda pak javëve dhe shumë prej tyre rezultuan shtatzëna. Unë do të isha i shqetësuar po të mos kishte vaksina, apo të besoj në teori, no vax apo fertilitet. Janë 7 mld e 200 mln vaksina të kryera dhe në një vit nga epidemia nuk ka ulje të lindshmërisë. Forma e atyre që humbasin jetën janë janë 95% të pavaksinuar”.

Deri më tani në vendin tonë janë administruar 1 milionë e 936 mijë vaksina, por një apel Brataj u drejtoi të gjithë personave që trumbetojnë në media mosvaksinimin, duke shkaktuar një dëm të madh në popullsi.

“Këta janë mitralozë, vazhdojnë të na shkaktojë dëm të madh, por jo vetëm personat por edhe mediat që i japin hapësirë personave të tillë që disa prej tyre kanë nevojë për konsulencë psikiatrike se janë njerëz të çekuilibruar. Nuk mund të luash me shëndetin e njerëzve. Mediat janë më të besueshme se rrjetet sociale. Ne nuk kemi pushuar së informuari, po ashtu dhe shumë persona të tjerë. Kemi filluar dhe me fakultetet. Pjesa më e fortë e mosbesimit, por duke parë valën e katërt në të gjithë Europën ne shqetësohemi më shumë për masat sesa a do të vaksinohemi të gjithë”.

Brataj nënvizon se vaksinimi nëvendin tonë vijon me ritme të mira, duke mbërritur deri në fshatrat më të largët që nga shtatori dhe deri më tani janë vaksinuar me të dy dozat 36% e popullsisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apeli i fortë i drejtorit të Urgjencës

“Ti që ke këto shenja mos dil nga shtëpia!”

Brataj: Ja si bëhet trajtimi i pacienteve me Covid

“700 mijë thirrje që nga fillimi i pandemisë”