MENU
klinika

Testi dhe certifikata

Brukseli merr vendimin për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE-së

25.11.2021 - 18:46

Komisioni Europian ka propozuar përditësimin e rekomandimit  për udhëtimet jo thelbësore drejt Bashkimit Europian në adresë të Këshillit të ministrave të Bashkimit Eurooian. Sipas këtij rekomandimi, udhëtarët e vendeve të treta të vaksinuar me dy doza do të kenë përparësi për udhëtimet drejt Bashkimit Europian me certifikatën e tanishme me një afat kohor deri 9 muaj nga marrja e dozës së fundit.

Në bazë të rekomandimit, shtetet anëtare duhet të rihapen sistematikisht për qytetarët e vendeve të treta si Shqipëria të vaksinuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e listimit të përdorimit të urgjencës të OBSH-së, përveç rihapjes për ata që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE, siç është rasti sot.

Si një mbrojtje thelbësore, prova e një testi PCR negativ do të kërkohet gjithmonë për të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga OBSH, e cila nuk është e miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, dhe për udhëtarët që janë shëruar nga COVID-19.

Përditësimet paraqesin  një vlefshmëri me afat kohor prej 9 muajsh për pranimin e certifikatave të vaksinimit pas serisë së vaksinimit parësor. Kjo merr parasysh udhëzimet e ECDC në lidhje me administrimin e dozave përforcuese nga 6 muaj pas përfundimit të serisë së vaksinimit parësor dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në administrim  të  dozave përforcuese (booster).

Përditësimet përfshijnë gjithashtu pranimin e certifikatave të vaksinimit të lëshuara pas një doze shtesë përforcuese. Përveç kësaj, duke marrë parasysh rritjen e marrjes së vaksinimit në mbarë botën, Komisioni propozon që nga 1 marsi i vitit të ardhshëm të ndërpritet lista e vendeve nga ku lejohen të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit./