MENU
klinika

Tre risi tek ekipi Shpresa

Bushi publikon listën, Muçi mbetet pjesë e U-21

05.11.2021 - 13:17

Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa, Alban Bushi, ka publikuar listën për kualifikueset e Euro 2023, teksa kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Slloveninë dhe më pas Kosovën, respektivisht më datë 12 nëntor në transfertën sllovene dhe më pas më datë 16 nëntor në shtëpi.

Në këtë listë, bie në sy grumbullimi i portierit të Egnatias, Bruno Puja, apo Ergi Goga i Erzenit. Ndërkohë, vend ka edhe për Ardian Bajramin, mbrojtësin që aktivizohet në radhët e Benfikës U-23.

Sakaq, Ernest Muçi mbetet pjesë e Shpresave edhe për këtë grumbullim, pavarësisht pritshmërive për të qenë pjesë e kombëtares së Edy Rejas. Sulmuesi kuqezi u aktivizua mbrëmë në ndeshjen e Europa League kundër Napolit, ku Legia humbi 1-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN