Trajneri Edy Reja mund të buzëqeshë për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Anglinë me 12 nëntor dhe me Andorrën me 15 nëntor. Pas rikuperimit në kohë rekord të Berat Gjimshitit, që luajti 45 në Champions League kundër United, rehabilitohet edhe një tjetër kuqezi.
Armando Broja është rikthyer të stërvitet rregullisht. “Shenjtorët” e kanë pritur me padurim këtë lajm, teksa i kanë bërë jehonë në rrjetet sociale. Broja po kalonte një moment fantastic.
Në dy sfidat e fundit, kundër Leeds United dhe Burnley, u aktivizua nga minuta e parë duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar asiste, praktikisht lojtari më i mirë në fushë. Pikërisht në momentin e tij më të mirë, një dëmtim në kyçin e këmbës bëri që 20-vjeçari të “parkonte në infermieri”.
Broja është stërvitur me pjesën tjetër të grupit por mbetet në dyshim nëse ndaj Aston Villa të premten do të aktivizohet nga minuta e parë. E sigurt është se Broja do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja për dy sfidat e nëntorit, gjithnjë nëse nuk ka dëmtim tjetër.