MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është otitis media që prek fëmijët?

01.11.2021 - 09:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë është otitis media që prek fëmijët?

Mjeku: Otitis media është infeksioni më i zakonshëm bakterial tek fëmijët: në 3 vitet e para të jetës pothuajse të gjithë fëmijët duhet të kalojnë të paktën një episod të otitis media dhe rreth një e treta vuajnë nga dy ose më shumë episode, por pasojat mund të jenë shumë serioze nëse nuk trajtohen.

Deficitet neurologjike: Otitis media ndodh kur një infeksion siç janë ato të traktatit të frymëmarrjes së sipërme çon në akumulimin e mukusit pas veshit, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje. Pasoja vdekjeprurëse është abscesi i trurit, i cili paraqet dhimbje koke, ethe, të vjellja, deficit neurologjik dhe humbje të ndërgjegjes. Një ndërlikim tjetër i rëndë është meningiti bakterial, i cili manifestohet me dhimbje koke të rënda, temperaturë të lartë, ngurtësi të qafës, nervozizëm dhe probleme të dukshme. Infeksioni mund të shkaktojë edhe paraliza të fytyrës dhe humbje të dëgjimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim