MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë polipet e zorrës së trashë?

19.11.2021 - 11:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë janë polipet e zorrës së trashë?

Mjeku: Gjysma e të gjithë të rriturve mund të kenë polipe të zorrës së trashë .
Kur polipet zhvillohen në zorrën tuaj të trashë, ato mund të shkaktojnë probleme. Kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri rektal zakonisht fillojnë si polipe. Ky është një fakt i frikshëm, pasi kanceri kolorektal është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara.
Por mbani në mend edhe këtë: polipet e zorrës së trashë zakonisht nuk janë kanceroze.
Polipet e zorrës së trashë janë mjaft të zakonshme. Disa vlerësojnë se gjysma e të rriturve i kanë ato. Ju keni më shumë gjasa t’i zhvilloni ato nëse jeni mashkull ose mbi moshën 50 vjeç. Obeziteti dhe pirja e duhanit i bëjnë ato gjithashtu më të mundshme. Për shkak se polipet bëhen më të zakonshme me kalimin e moshës, mjekët rekomandojnë ekzaminimin e tyre duke filluar nga mosha 50 vjeç. Afriko-amerikanët janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të polipeve të zorrës së trashë dhe rekomandohet që të fillojnë ekzaminimet me kolonoskopi në moshën 45 vjeç.
Kur ato gjenden në zorrën e trashë, polipet jane në dy lloje kryesore. Polipet hiperplastike janë më të vogla dhe gjenden afër fundit të zorrës së trashë. Nuk shkaktojnë kancer. Megjithatë, polipet adenomatoze mund të jenë kanceroze, veçanërisht nëse ato janë të mëdha. Kjo kërkon vite, megjithatë, dhe zakonisht ato mbeten jo kanceroze.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.