“Kallxom a je? Ti kallxom a je?” u kthye në një refren të preferuar për shumë dëgjues të Taynës dhe Ledrit. Dy reperët bashkëpunuan për herë të parë bashkë dhe kënga rezultoi një sukses i vërtetë e sot numëron mbi 40 milionë klikime. Mes dyshes u vu re një super kimi dhe fansat u kanë kërkuar shpesh një tjetër bashkëpuni.
E duket se më në fund ata do ua realizojnë dëshirën. Kështu kanë lënë ata të kuptojmë në rrjetet sociale. Ishte Tayna ajo që publikoi disa foto ku shihej e veshur si një flutur duke shkruar: “Këtë vit vendos të jem flutura në stomakun tënd!” Mirëpo, vihet re se ajo i ka bërë tag Ledrit në këto foto. Ky i fundit nga ana tjetër, ka komentuar vetëm me emojin e syve.
Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera, por është e sigurt se shumë shpejt do na dhurojnë një super perlë.