MENU
klinika

Ish-Blloku, Astiri dhe Kamza, zonat e nxehta të kryeqytetit

Covid po fiton terren, mbyllen klasa e shkolla

12.11.2021 - 10:46

Me ardhjen e vjeshtës, Covid-19 ka fituar terren gjithnjë e më shumë, duke u përhapur veçanërisht në shkolla.

Disa 9- vjeçare e gjimnaze në kryeqytet janë detyruar të kalojnë në skenarin e dytë të mësimdhënies pas sinjaleve për infektime në radhët e nxënësve. Dhjetëra teste të shpejta kryhen çdo ditë nga epidemiologët në terren, pas thirrjeve për nxënës të infektuar. Konfirmimi i tyre ka çuar në mbylljen e klasave.

Gjimnazet “Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi” u kanë vënë kyçin disa klasave duke rekomanduar karantinimin e nxënësve me qëllim për të ndalur përhapjen e infeksionit.

Sipas epidemiologëve, këtë periudhë në çdo bashki të vendit ka klasa të mbyllura për shkak të infektimeve në nxënës.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar janë asimptomatikë, ndërsa numri i mësuesve të prekur është shumë i ulët. Nxënësit e shkollave dhe të rinjtë e pavaksinuar rezultojnë grupmosha më e prekur nga koronavirusi në këtë periudhë.

Mbi 700 teste kryhen çdo ditë në institucione arsimore dhe vatra familjare gjatë gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik. Zonat më të nxehta nga koronavirusi në Tiranë janë ishBlloku, zona e Astrit, Kamza, Lapraka, zonat pranë rrugës “Mine Peza” dhe “Jordan Misja”.

Vetëm ditën e djeshme u raportuan 625 persona të prekur. Në spitale rezultojnë të shtruar 166 pacientë dhe tri jetë të humbura ditën e djeshme, ndërkohë që 22 të tjerë po luftojnë për jetën.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare 59 vjeçe nga Korça, dy qytetarë nga Tirana, 68 dhe 78 vjeç”, bëri me dije Ministria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

Pikëpyetje mbi vendimin e qeverisë për...

“Tendera sekretë me vlerë miliona euro për Covid-19”