MENU
klinika

"Unë zgjedh buzëqeshjen si petkun më të mirë të jetës!"

Dafina Zeqiri i jep një mesazh të fortë Adriana Matoshit

30.11.2021 - 07:13

Aktorja e njohur Adriana Matoshi kaloi dhe e luftoi tumorin para 9 viteve, por ai i është rikthyer sërish. Këtë lajm e ka ndarë vetë ajo, në një postim të gjatë në Facebook, ku shkruan se duhet të përballet sërish mes jetës dhe vdekjes, por e di që do vazhdojë, pasi rrugëtimi i saj është shumë i gjatë. Aktorja ka falenderuar mjekët me të cilët e ka luftuar sëmundjen këtë herë dhe u ka bërë të gjithëve thirrje që ta duan jetën dhe veten. Adriana tregoi se për herë të parë u diagnostikua me tumorin në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Aktorja ka marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit në rrjetet sociale. Një mesazh të fortë i ka dhënë edhe Dafina Zeqiri. Artistja ka shpërndarë në Instagram një pjesë të projektit “Duro”, në videoklipin e së cilës ishte Adriana, duke shkruar:

Une zgjedh buzqeshjen si petkun me te mire te mbrojtjes dhe perballjes me sfidat e jetes!
Femer e forte eshte ajo e cila pas cdo dhimbje arrine te perqafoj realitetin me nje buzqeshje e cila flet me shume se 1,0000 fjale @adrianamatoshi ❤️ Të Dua