MENU
klinika

Alibeaj: Nënqeshja juaj nuk tregon seriozitet

Debate te “Ligjet”/ Brahimaj: Do të rrisim buxhetin për Vettingun, mësuesit dhe personelin shëndetësor

03.11.2021 - 12:40

Në Komisionin e Ligjeve, është duke u diskutuar buxheti i vitit 2022. Mirëpo nuk kanë munguar debatet mes deputetëve.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar nga ministrja e Financave, Delina Brahimaj, se çfarë do të ndodhë me procesin e Vettingut, por edhe me 13 koncesionet dhe cilat do të jenë kostot e tyre.

Ministrja u përgjigj se do të rritet buxheti për zgjatjen e Vettingut, ndërsa shtoi se koncesionet e vitit të ardhshëm do të jenë më të pakta se sa koncesionet e vitit aktual.

Alibeaj: Keni propozuar 13 PPP, a mund ta gjejmë se cilat janë?

 

 

Brahimaj: Sa i përket dyfishimit të buxhetit për SPAK-un, kryesisht ka lidhje me kërkesat që kanë ardhur për plotësimin e BKH. Ne me transparencë totale, kemi të publikuara të gjitha rastet që janë në arbitrazh. Është avokatura e shtetit, e në fund të procedurave totale, i drejtohet ministrisë së financave me shkresë që të bëhet pagesa. Arsyeja që ne i prezantojmë këto të dhëna, bëhet për përgjegjshmërinë e Ministrisë së Financave. Këto janë praktika buxhetore që parashikohen nga Ministria e Financave, në mënyrë që të kemi kapacitetin financiar për të munësuar pagesat. E njëjta gjë vlen edhe për proceset. Janë 13 koncesione, në total pagesa për koncesionet janë të [parashikuar në vlerat e 14,5 mld lekë. Fondet që do të shkojnë për koncesionet në vitin 2022 janë më të vogla se sa viti 2021. Sa i përket pagesave për ish të përndjekurit politikë, ne mundohemi që këto pagesa të bëhen sa më parë. Në vitin 2022 është parashikuar 1 mld lekë. Ne mundohemi që këto fonde t’i japim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sula: Nuk keni pse i jepni fjalën. Ministrja s’mund të iki.

Alibeaj: Ju thashë të mbani shënim të gjitha pyetjeve, nënqeshja juaj zonja ministre nuk tregon seriozitet.

Brahimaj: Sa i përket koncesioneve, përgjigjen e ktheva, paratë për koncesioneve ne i kemi transmetuar të gjitha, janë publike. Në incineratorin e Fierit janë harxhimet mbi 600 mln lekë, më pak se viti aktual.

Felaj: Cilat janë kategoritë e punonjësve që do të përfitojnë pagë të rritur dhe cilat do të jenë kategoritë e brishta që do të përfitojnë pagë të shtuar sipas këtij buxheti.

Brahimaj: Në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar rritje të pagave, për arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen, punonjësit e burgjeve dhe disa në institucionet e drejtësisë.